Egnatia arrin akordin me dy lojtarët e Laçit, pengesa e vetme për transferimin është presidenti i kurbinasve
Përpos ndeshjeve europiane, për drejtuesit e Egnatias ka mjaft interes edhe merkatoja.
Ata janë në bisedime të vazhdueshme për të përforcuar organikën me lojtarë cilësorë. “Panorama Sport” mëson se drejtuesit e ekipit kampion kanë arritur akordin për të sjellë në “Arena Egantia” Mario Dajsinanin dhe Serxho Ujkën. Të dy lojtarët e Laçit janë gati të luajnë për Egnatian, por pengesë për transferimin e tyre është bërë presidenti i kurbinasve, Pashk Laska. Drejtuesit rrogozhinas, pasi kanë bindur dy lojtarët, tashmë duhet të bindin edhe këtë fundit që të forcojnë portën dhe mesfushën.
Mbetet për t’u parë çfarë do të ndodhë, por është e qartë se Dajsinami dhe Ujka dëshirojnë të kalojnë te kampionët në fuqi të Shqipërisë. Egnatia është në gjendje të paguajë për kartonin e dy lojtarëve që kanë spikatur në futbollin shqiptar vitet e fundit.
Dajsinani do të ishte zëvendësuesi ideal i Alen Sherrit, edhe pse Ilir Dobjani ka treguar se është gati ta marrë këtë përgjegjësi. Edhe Ujka do t’i bënte punë Egnatias, pasi është një lojtar që mund të luajë në disa pozicione të mesfushës.
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
O Sali, o hero, Edi Rama ty të do...
Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128