Çdo gjë duket pozitive! Shqipëria favorite absolute ndaj Andorrës

13 Nëntor 2025, 10:27 / SPORT ALFA PRESS

Çdo gjë duket pozitive! Shqipëria favorite absolute ndaj

Në letër, Andorra është një rival që nuk ngjall “frikë”, jo vetëm për pozicionin ku ndodhen në Grupin K, në vendin e fundit me vetëm 1 pikë, por Andorra është gjithashtu si një rival që Shqipëria e njeh mirë. Në të kaluarën jemi përballur 8 herë me shtetin e vogël me afro 81 mijë banorë. Shifrat janë në favor të kuqezinjve teksa kemi fituar 6 ndeshje, 1 barazim dhe vetëm 1 humbje, 4 gola të pësuar 14 të shënuar.

Perballjet

Në përballjen e fundit, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “FIFA2026”, Shqipëria triumfoi me rezultatin e pastër 3-0 ku Rey Manaj realizoi një “dopietë”.

Ekipi i Sylvinho-s vjen në këtë përballje me moralin e lartë pasi në 4 sfidat e fundit kanë marrë 4 fitore, ku pa diskutim spikat suksesi ndaj Serbisë. Interesat është fakti që Andorra vjen në këtë takim pas 2 barazimeve dhe 1 humbje në 3 ndeshjet e fundit, diçka e rrallë për një përfaqësuese të vogël.

Nuk kanë asnjë dyshim kompanitë e basteve në lidhje me suksesin e kuqezinjtë teksa një fitore e Shqipërisë vlerësohet me koeficientin 1,22.

Po ndodh...

ide