“Djalli” ka një problem, Teo Hernandez në krizë të plotë

11 Shtator 2024, 16:24 / SPORT ALFA PRESS

“Djalli” ka një problem, Teo Hernandez në krizë

Milan, kemi një problem. Quhet Teo Hernandez. Duket e çuditshme ta shkruash, por për një lojtar të nivelit të tij dhe për atë që ka treguar në fushën e lojës për disa sezone është e qartë që diçka nuk po shkon ashtu siç duhet.

NISJE E DOBËT- Teo e ka nisur shumë keq sezonin me Milanin dhe nuk po arrin dot në standardet e tij. Fizikisht duket i lodhur, mbi të gjitha në rikthimet në mbrojtje dhe në mungesën e galopimeve përpara. Hernandez, pas një Europiani të mirë, u rikthye në Milano për të nisur përgatitjen për sezonin e ri më 3 gusht. Është normale që të mos jetë menjëherë në “top” formë dhe Fonseka e ka aktivizuar nga stoli kundër Torinos dhe më vonë për ta prezantuar nga minuta e parë ndaj Parmës dhe një javë më vonë.

Dhe në “Tardini”, Teo ka bërë gabime pa fund dhe një nga ndeshjet më të dobëta të aventurës së tij me fanellën kuqezi. Një ndeshje për notën 4, jo vetëm për gabimet taktike dhe teknike, por mbi të gjitha edhe për qasjen e tij. Diçka që nuk i pëlqeu aspak trajnerit Fonsekës dhe vendosi që dy yjet e ekipit (bashkë me Leaon) t’i linte në stol për sfidën kundër Lacios. Dhe ata u bënë protagonistët negativë kur nuk iu bashkuan ekipit në “cooling break”. T’i shihje të ndarë nga trajneri dhe stafi nuk ishte një imazh i bukur, pavarësisht se klubi nuk donte ta bënte çështje. Kështu, mbrojtësi shkoi në kombëtare mes polemikave.

REFLEKTIM - Mbi kualitetin e mbrojtësit të majtë, që ka zbarkuar në Milano në vitin 2019, nuk ka dyshime. Është një nga më të mirët në botë në rolin e tij. Por nëse do të shohim rendimentin e Teos në një vit e gjysmë do të vihet re një rënie. Në Europianin e fundit ai në fakt nuk ishte dominues si herët e tjera, por në mbrojtje ishte bërë i vëmendshëm dhe i disiplinuar . Sot, ajo që në fakt nuk ka qenë kurrë pika e tij më e fortë është transformuar në një problem.