Dinamo rikthen në Superligë ish-bomberin e Teutës
7 Gusht 2024, 18:33 / SPORT
ALFA PRESS
Dinamo vazhdon që të jetë një nga ekipet më aktive në këtë merkato. Klubi kryeqytetas ka bërë lëvizje mjaft cilësore deri më tani, duke përforcuar ekipin në çdo repart.
Por, transferimi më i bujshëm është ai i sotmi. Dejvi Bregu do të jetë lojtari më i ri i Dinamos. Sipas shtypit të shkruar, Bregu ka firmosur ditën e sotme kontratën me dinamovitët.
Kujtojmë që në garë për shërbimet e Bregut, ishte dhe Flamurtari, por vlonjati vendosi Superioren para vendit të lindjes. Kujtojmë që 28-vjeçari rikthehet në Shqipëri, ku më parë ka mbajtur veshur fanellën e Flamurtarit, Luftëtarit, Skënderbeut dhe Teutës.
Gjithashtu, Bregu ka luajtur edhe në Turqi me Boluspor dhe Umraniyespor, ndërsa së fundmi është aktivizuar në Poloni me ekipin e Wisla Krakow.
Pengesa e projektit amerikan
Nga Albi Xhunga
ide
10 urdhëresat për deputetët dhe ministrat e ardhshëm
Nga Lutfi Dervishi
SPAK po i jep një shans të fundit PD-së
Nga Namir Lapardhaja
Problemin nuk e kemi te Rama, as te Tritani, por te Belindi!
Nga Sidi Hasanaj
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128