Dinamo, Dritan Mehmeti gjen “fajtorin” e humbjes: Euforia e tepërt të çon në gabim
Dinamo u mposht nga Vllaznia në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi me fitoren 0-1 të shkodranëve.
Pas kësaj sfide, ka folur trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti.
“Të vjen shumë keq, por ky është futbolli. Është i paparashikueshëm, prandaj është i bukur. Në 25 minutat e para duhet të ishim më të kujdesshëm. Megjithatë ishte meritë e lojtarit të Vllaznisë që shënoi një eurogol. Përgëzoj gjithë çunat për mentalitetin që treguan sot. E vetmja gjë që më vjen keq sot është që euforia e madhe të çon në gabim. Duhet patjetër që të qetësohemi dhe mendojmë pasi kemi një ndeshje shumë të fortë pas 3 ditësh. Duhet të jemi të kujdesshëm edhe me kartonat, futbolli është kështu dhe do të shikojmë ndeshjen tjetër”, u shpreh fillimisht Mehmeti.
Çfarë do bënit ndryshe në këtë sfidë?
“Deri në momentin e pësimit të golit kemi dominuar. Kemi kërkuar nga linjat anësore, por edhe ato qëndrore. Skuadra pati besim të tepërt dhe më pas një ngërç psikologjik nga pësimi i golit. Pjesën e dytë mendoj që e vetmja gjë që mund të bënim ishte të ruanim qetësinë dhe ta kërkonim golin në mënyrë llogjike. Por te pasimi i fundit dhe qetësia para porte duhet të ishim më mirë. Vila, Denisson, Zabërgja dhe dy herë Kaçorri… duhet të ishim më të qetë. Dëshira e madhe të çon në gabim.”
Barazimi i Tiranës iu lehtëson dhimbjen e humbjes?
“Unë mendoj se jo vetëm Tirana, por edhe Laçi me Skënderbeun janë pranë Final Four. Siç kemi përfituar ne, kanë përfituar edhe ata. Duhet të jemi të qetë dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës. Duhet të jemi në ekuilibër psikomotor. Ky është futbolli pëson gol, por duhet forcë mentale që të fitosh ndeshjen. Duhet të jemi më të qetë dhe t’i shikojmë ndeshjet përgjatë 90 minutave.”
Vetëm 1 zëvendësim, Qefalija. Nuk keni lojtarët e duhur në pankinë apo titullarët po luanin mirë?
“Kur je dominues gjatë gjithë lojës në pjesën e dytë, mendoj që ndërhyrja e vetme ishte për të ruajtur Andonin pasi kishte ngarkesë muskulare. Kur funksionon skuadra nuk mund të ndërhysh. Skuadra ishte në ritmin e duhur. Në aspektin e qetësisë dhe mental duhet të jemi më të qetë.”
-
Iu hoqën 10 pikë në nëntor, Apeli merr vendimin final për Everton
26 Shkurt, 23:44 -
9-shi kuqezi në “Euro 2024”, gazetari: Dy janë emrat favoritë
26 Shkurt, 23:38
ide
Opozita ‘mos më prek me dorë’
PD në betejë me qeverinë, drejtësinë dhe ndërkombëtarët
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128