Dështimi në Champions, Egnatia mëson rivalin në Ligën e Konferencës

18 Korrik 2024, 16:47 / SPORT ALFA PRESS

Dështimi në Champions, Egnatia mëson rivalin në Ligën e
Fati nuk ishte me kampionët e Shqipërisë mbrëmjen e sotme. Egnatia u eliminua me penallti nga raundi i parë i Champions-it, në duelin ndaj boshnjakëve të Borac Banja Luka.

Rrogozhinasit u mposhtën në duelin e parë me rezultatin 1-0, teksa triumfuan në “Elbasan Arena” me shifrat 2-1 duke bërë që sfida të shkonte me shtesa fillimisht dhe më pas me penallti, ku kampionët e Bosnjës u treguan më të saktë. Aleksi dhe Lushkja ishin dy futbollistët që gabuan te rogozhinasit.

Kësisoj Egnatia do të vijojë aventurën e saj Europiane në raundin e dytë të Ligës së Konferencës ku do të përballet me islandezët e Vikingur Rejkjavik, që mbrëmjen e djeshme u eliminuan nga Shamrok Rovers.

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128