Derbi Torino-Juventus, përplasje mes tifozëve ultras, policia ndërhyri me gaz lotsjellës
24 Maj 2026, 19:46 / SPORT

Nuk ishte e thënë që pragderbi mes Torinos dhe Juventusit të ishte i qetë.
Pak orë përpara fillimit të kësaj ndeshje, u shfaqën tensionet mes tifozëve ultras të të dyja skuadrave teksa pati edhe përplasje mes tyre. Kjo ndodhi rreth ambienteve të stadiumit Olimpik të Torinos, pranë sektorit të tifozëve bardhezi
Mësohet se gjatë këtyre tensioneve ka pasur hedhje shishesh dhe gurëve në drejtim të disa agjentëve të policisë të cilët përdorën gazin lotsjellës për të qetësuar situatën në atë zonë. Po kështu mësohet se disa tifozë të të dyja skuadrave u ndaluan nga policia për këto trazira.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
Nga Ermal Peçi
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128