Bajrami-Kumbulla, Shqipëria pranë golit, drithërima në “Air Albania”

10 Shtator 2024, 22:13 / SPORT ALFA PRESS

Bajrami-Kumbulla, Shqipëria pranë golit, drithërima në

Shqipëria 0-0 Gjeorgjia

Shqipëria synon 3 pikët ndaj Gjeorgjisë këtë të martë në mbrëmje (Air Albania), në ndeshjen e vlefshme për Nations League. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të të dyja skuadrave, me trajnerin kuqezi Sylvinho dhe homologun Sagnol që kanë shuar të gjitha dilemat.

Ndeshja e fundit direkte mes të dyja skuadrave pati përfunduar 0-0. Gjyqtari i takimit për sonte është caktuar belgu Lambrechts E.

SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj, Ramadani, Asllani, Hoxha, Asani, Bajrami, Manaj.

GJEORGJIA: Mamardashvili, Gvelesiani, Kashia, Dvali, Kakabadze, Koçorashvili, Kiteishvili, Lokoshvili, Çakvetadze, Kvaratskhelia, Mikautadze.

Minutë pas minute:

61- Gjatë zhvillimit të një goditje këndi, një gjuajtje e Bajramit mund të ishte një asist për Kumbullën.  Gjithsesi, ai nuk shtyu topin në rrjetë.

45- Nis pjesa e dytë.

45- Mbyllet fraksioni.

30- Asllani nuk kordinohet si duhet, topi shkon jashtë.

27- Gjeorgjia në kërkim të golit, qarkullon topin ekipi i Sagnol.

9- Ritëm jo shumë i lartë në kryeqytet. Ekipet studiojnë njëra-tjetrën. Hoxha tenton nga krahët, shpeshherë tregohet i rrezikshëm.

5- Kumbulla i vëmendshëm, ndal një sulm të gjeorgjianëve.

3- Provon Manaj, pa rezultat. Nuk lejon hapësira Gjeorgjia.

1- Nis ndeshja.