Babai i Jamal u përgjigjet kritikave: Nuk kam lindur për t’u bërë qeni i ndokujt

9 Tetor 2025, 21:02 / SPORT ALFA PRESS

 

Babai i Jamal u përgjigjet kritikave: Nuk kam lindur për t’u

Munir Nasraui kthehet përsëri të bëjë rolin e protagonistit më shumë se sa i biri, Lamin Jamal, Babai i futbollistit të Barcelonës, ka zgjedhur rrjetet sociale për t’iu kundërpërgjigjur të gjithë atyre që e akuzonin se ishte ai i cili po çonte në rrugën e gabuar djaloshin.

Postimet e tij në faqen personale të Instagramit ku mban nofkën “Hustle Hard”, dukej qartësisht që vinin si kundërpërgjigje për akuzat se nuk ka arritur të mësojë të birin të jetojë me përulësi dhe se po e lejon që gjërat jashtë fushës së lojës, ta heqin fokusin nga ajo që duhet të bëjë në fushë.

“Unë kam lindur për të vdekur dhe jo për t’u bërë qenë i ndokujt”, ishte një nga postimet e Munir Nasrauit. Në një tjetër, ai publikonte një grafik që tregonte se 80% e atyre që kishin parë postimet e tij në rrjetet sociale në 90 ditët e fundit ishin njerëz që nuk ishin ndjekës të rregullt. “Nuk kam nevojë për askënd, vetëm për bekimin e nënës time”, ishin fjalët e tij.

Po ndodh...