Asist i lojtarit shqiptar, sfidë speciale e Cikalleshit, Konyaspor takohet me fitoren

24 Shkurt 2024, 20:32 / SPORT ALFA PRESS

Asist i lojtarit shqiptar, sfidë speciale e Cikalleshit, Konyaspor takohet
Konyaspor mundi 2-0 Hatyaspor në kampionat, duke u rikthyer te rezultatet pozitive, pas humbjes me Besiktas.

Sokol Cikalleshi u aktivizua titullar në këtë takim, me paraqitjen e tij që u vlerësua me notën 6.8. Për sulmuesin shqiptar të Konyaspor sot nuk ishte një ditë e zakonshme, pasi luajti ndeshjen e 100-të me fanellën e kësaj skuadre. Në këtë takim protagonist ishte lojtari tjetër shqiptar Valon Et’hemi, me asistin te goli i dytë, i shënuar nga Ulgun.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128