Arbër Hoxha i jashtëzakonshëm, shënon sërish për Dinamon e Zagrebit

7 Dhjetor 2025, 13:57 / SPORT ALFA PRESS

Arbër Hoxha i jashtëzakonshëm, shënon sërish për

Derbi i javës së 16-të në Kroaci solli një përplasje të fortë mes Dinamos së Zagrebit dhe Hajdukut në “Maksimir”, në një duel që kishte peshë të madhe në garën për kreun e tabelës.

Hajduk e ndëshkoi Dinamon në minutën e 68-të, ku pas një topi të dërguar nga Livaja, Almena harkoi saktë në zonë dhe Šego e dërgoi topin në rrjetë.

Pavarësisht flamurit të ngritur për pozicion jashtë loje, teknologjia VAR konfirmoi vlefshmërinë e golit.

Kur dukej se Hajduk po i afrohej fitores, në skenë doli Arber Hoxha. Dinamo sulmoi me një top të gjatë që u devijua me kokë nga Topić drejt Kulenović, goditja e të cilit u ndal nga portieri Silić.

Por aty më i shpejti ishte Hoxha, i cili reagoi si një sulmues tipik dhe e shtyu topin në rrjetë, duke barazuar rezultatin 1–1 dhe duke u shndërruar në heroin e Dinamos në minutat e fundit.

Hoxha u vlerësua si njeriu i ndeshjes në “Maksimir” duke vijuar një formë të jashtëzakonshme në këtë periudhë, duke gëzuar së tepërmi dhe trajnerin Sylvinho. /R.Lika

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by @football_club_albania

Po ndodh...

ide