Për herë të parë, një grua me mbulesë në Big Brother VIP Kosova

17 Nëntor 2025, 13:48 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Për herë të parë, një grua me mbulesë në Big

Edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova do të fillojë mbrëmjen e sotme.

Burime nga Telegraf bëjnë të ditur se një nga banoret më të komentuara të edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova do të jetë Ikballe Huduti, predikuese e njohur e fesë islame dhe një figurë që shpesh ka bërë bujë për deklaratat e saj në studiot televizive shqiptare.

Sipas burimeve, produksioni ka përgatitur edhe një dhomë të veçantë fjetjeje për Ikballen, për shkak të mbulesës së saj dhe rregullave fetare që nuk i lejojnë të ndajë hapësirat e gjumit me konkurrentët e tjerë. Krijimi i kushteve të posaçme brenda shtëpisë konsiderohet një vendim i pazakontë për formatin lokal, duke sinjalizuar se edicioni i sivjetshëm po synon një qasje më gjithëpërfshirëse.

Edhe pse ky është një rast i ri për publikun shqiptar, nuk është hera e parë në historinë ndërkombëtare të Big Brother që një grua me mbulesë fetare merr pjesë në këtë reality show. Në Filipine, Ailah Antopina është shënuar si gruaja e parë myslimane me mbulesë që ka qenë pjesë e Pinoy Big Brother.

Një rast tjetër është regjistruar edhe në Big Brother Israel, ku një konkurrente palestineze myslimane që mbante mbulesë ka hyrë në shtëpi.

Megjithatë ky mbetet rasti i parë që një grua e mbuluar bëhet banore e Big Brother, qoftë në Shqipëri apo Kosovë. Përfshirja e Ikballe Hudutit pritet të ngjallë diskutime të gjera, nga debati për përfaqësimin fetar në media, te kurioziteti mbi mënyrën se si ajo do të ndërveprojë me formatin e një reality show që shpesh karakterizohet nga dinamika të forta sociale.

Po ndodh...

ide