Modelja britanike vdes papritur gjatë pushimeve në Greqi
Ish-supermodelja britanike Georgina Cooper – dikur imazh i grupit ‘Cool Britannia’, mike e ngushtë e Kate Moss – ka vdekur papritur në moshën 46 vjeçare në ishullin grek të Kos disa muaj pas martesës, njofton rrjeti vendas MailOnline.
Homazhe të shumta bëheshin për të nga bota e modës dhe e spektaklit, nga modele e aktorë si Jade Parfitt, Erin O’Connor, Jodie Kidd e Helena Christensen, të cilët e quanin një rreze drite për arritjet e saj.
Georgina po qëndronte në Kos në hotelin Marianna me bashkëshortin e saj kur u sëmur papritur në fund të muajit të shkuar dhe stafi kishte thirrur ambulancën.
Doktorët e ishullit pa dhënë shkakun e gjendjes së rëndë, e dërguan atë me helikopter në spitalin e Kretës, ku e ndjera qëndroi për pesë ditë pa mundësi përmirësimi derisa ndërroi jetë.
Kësaj jave trupi i saj është kthyer në Angli.
Një burim vendas nga Kos tha: “Ajo vinte këtu për pushime prej gati 20 vjetësh. Njihej nga të gjithë në hotelin ku qëndronte. Ishte këtu dhe në korrik për muajin e mjaltit pas martesës”.
“Kjo vdekje dhe sëmundje e papritur është shokuese për ne. Ajo donte të vendosej këtu dhe të niste një biznes, është kaq e trishtë”.
Ish përfaqësuesi i saj Dean Goodman tha për rrjetin MailOnline: “Ajo e donte shumë Greqinë dhe më tha që do të kthehej bashkë me bashkëshortin”.
“Georgina ka qenë e sëmurë gjatë kohës së Covid dhe prej atëherë shpesh në spital, nuk arrinte të shërohej dot nga problemet. Ajo u martua sivjet dhe kishte plane për të ardhmen. Ne jemi të shtangur, ajo ishte një superstar i vërtetë për ne”.
Georgina ka nisur karrierën e modeles që prej moshës së njomë dhe është shfaqur në një video muzikore të Bon Jovi kur ishte vetëm 15 vjeçe.
Nuk dihet arsyeja nga se ka vdekur e ndjera, e cila vitet e fundit ishte përfshirë në bamirësi të konsiderueshme për çështjet shëndetësore, e motivuar nga problemet e veta që prej kohës së Covid.
Kunata e saj Tracey Wallace e përshkruante vdekjen e Georgina si një ‘tragjedi’.
45 vjeçarja Wallace, tha: “I dashuri im Shane është vëllai i Georgina, kjo është një tragjedi, nuk di ç’të them”.
Georgina ishte e afërt me kolegen modele nga Londra, Kate Moss me te cilën kanë punuar me revistat dhe shtëpitë më të mëdha të modës.
Ajo ishte nënë e një fëmije dhe ishte shfaqur disa herë në kopertinat e revistave si Vogue e The Face.
E ndjera ka thënë në 2018: “Pasi linda djalin tim nuk mund ta lija vetëm dhe reduktova shumë kohën e punës. Punoja vetëm në Londër pasi vendosa se Sonny duhet të vinte i pari”.
“Kam nisur këtë punë që kur isha 14 vjeçe kur nëna ime më regjistroi në një konkurs reviste në 1992—dola e treta në konkurrim dhe nëna e babai ishin shumë krenarë për mua”.
Shkaku i vdekjes së papritur nuk është publikuar, shkruan rrjeti vendas Daily Mail.
-
Orban si Trump: Ta bëjmë Evropën sërish të madhe
8 Nëntor, 22:24
'Tak-Tak-u' i SPAK-ut në derën e Erjon Veliajt!
ide
Aleanca e hapur e hajnisë në sulm kundër drejtësisë!
A mund të ndodhë edhe në Shqipëri si në Rumani?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128