‘Isha e vetme’, Fifi rrëfen periudhën e vështirë dhe depresionin pas lindjes

4 Nëntor 2024, 08:23 / SHOWBIZ ALFA PRESS

‘Isha e vetme’, Fifi rrëfen periudhën e vështirë

Fifi është kantautorja shumë e dashur, e cila mbajti premtimin publik thënë në Mars të këtij viti, për t’u rikthyer në “Kënga Magjike”.

Ndër vite artistja ka sjellë rryma të ndryshme muzikore, po duke shkëlqyer në pikën e saj të fortë, baladat.

Edhe kësaj here nuk ka se si të mungojë magjia e një balade. Fifi u prezantua me këngën “Jeta jem”, e cila premton të jetë një nga baladat më të famshme të artistes.

Në intervistat e rralla, apo në postime të ndryshme në “Instagram” ajo nuk ngurron asnjëherë së foluri për jetën e saj private, ku përpiqet përherë të ketë nga një kujtim për partnerin dhe djalin e saj. Fifi, për hir të dashurisë dhe fazës së re në jetën e saj, dedikoi dhe një album me 9 këngë të dashura për secilin nga fansat e artistes.

Në intervistën me Ardit Gjebrean, Fifi na rrëfeu ndjesitë që fshihen pas krijimit “Jeta jem”. Specifikisht ajo u shpreh: Jeta jem është një këngë që e kam shkruar në një periudhë, ku më është dukur se isha e vetme edhe pse jam me partner, e jam bërë nënë. Me duket se “postpartum” me kapi pak më vone nga se u bëra nënë.

Fifi në këtë këngë i kërkon partnerit të saj që të jetë bashkëpunues dhe t’i kërkojë dashuri dhe respekt. E kjo vjen si një thirrje e Fifit për të gjithë çiftet e dashuruar, të cilët në momente të ndryshme mund të kenë edhe kriza dashurie.

 

Po ndodh...