I dhanë fund marrëdhënies disavjeçare! Ish-Missi e zhgënjyer pas ndarjes, thumbon Arbër Çepanin: Fundet e pakëndshme janë

13 Gusht 2024, 14:17 / SHOWBIZ ALFA PRESS

I dhanë fund marrëdhënies disavjeçare! Ish-Missi e

Modelja Arnita Beqiraj ka qenë në vëmendje të medias rozë së fundmi për ndarjen e saj nga “Big Brother Albania”, Arbër Çepani.

Megjithëse asnjëri nga personzhet nuk e ka konfirmuar këtë haptazi, çifti nuk ndiqen më në rrjetet sociale si edhe kanë fshirë çdo foto së bashku.

E intervistuar për ‘Pushime On Top” Arnita është pyetur për fundin e një raporti ku është shprehur se fundet e pakëndshme për të janë fundet e gënjeshtërta.

“Unë jam një njeri që padyshim e shoh veten pas njëfarë kohe me një familje, është brenda dëshirave të mia. Fundet e pakëndshme për mua janë padyshim fundet e gënjeshtërta, ato që janë të pavërteta. Unë nuk i jap vetes atribute të fal ose të mos fal, unë kam në dorë vetëm të pranoj ose të mos pranoj diçka”, ka thënë ajo, mesazh i cili duket si referim për lidhjen e saj të gjatë me Arbër Çepanin.

Kujtojmë që pak javë më parë edhe vetë, Arbër Çepani ka folur për ‘Pushime On Top’ ku është shprehur se “jam njeri që i ndërroj shpesh gjërat në përgjithsesi sepse më mërziten”.

“Më the pak më parë që ti mërzitesh shpejt, a ndodh kjo me njerzit, je mërzitur nga njerzit e vjetër?”, e pyeti moderatorja.

Mes të qeshurash moderatori përgjigjet: “No koment”.

Dyshja e publikoi lidhjen e tyre në 2021, Arbri zgjodhi ditën e lindjes së Arnitës për të zyrtarizuar lidhjen  në rrjete sociale. Në një festë me miq të ngushtë, Arnita festoi ditëlindjen në jug të Shqipërisë dhe në biznesin që Arbri e menaxhon prej vitesh.

“Urime për një udhëtim tjetër rreth Hënës!,”– ishte mesazhi që i shkroi Arbri Arnitës në krah të postimit, pas së cilit kanë vërshuar urimet e të gjithë miqve të çiftit.

Gjatë asaj kohe çifti ka treguar se i bëri bashkë profesioni, vëndet e njëjta që frekuentonin si dhe dëshira për të bërë gjëra të bukura.

Në një intrvistë për Rudina Magjistarin moderatori ka thënë:

“Njerëzit e mirë i përputh universi, kështu që jemi përputhur nga energjia e mirë besoj. Jemi njohur nga ambientet e përbashkëta, profesioni, dashuria për gjërat e bukura…”

Rikujtojmë që Arbri u bë i njohur për publikun gjatë Big-Brother1, ku u shpall edhe fitues i atij edicioni, ndërsa vetë Arnita në 2010 ku mori cmimin Miss Shqipëria 2010.