Elvana Gjata publikon foton me Dua Lipën: Një shpirt i bukur brenda dhe jashtë

11 Gusht 2022, 14:22 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Elvana Gjata publikon foton me Dua Lipën: Një shpirt i bukur brenda

Këngëtarja Elvana Gjata ka kaluar pak kohë pranë Dua Lipës dhe familjes së saj.

Ajo ka publikuar edhe një foto në rrjetet sociale, ku i shpreh vlerësimin e madh për të.

“Kalova një kohë kaq të shkëlqyer me ju, Dua Lipa dhe familjen tuaj të mrekullueshme. Një artiste e vërtetë, një shpirt i bukur brenda dhe jashtë, ndërsa vazhdon të jesh kaq modeste! Të gjithë jemi krenarë për karrierën tënde dhe për gjithçka që ke bërë për festivalin, për Kosovën dhe shqiptarët në mbarë botën. Shumë dashuri”, ka shkruar Elvana krahas fotos.

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128