“Donatella Versaçe tregon fytyrën e saj të re”, Twitter e akuzon për fotoshop të tepruar

3 Dhjetor 2024, 18:55 / SHOWBIZ ALFA PRESS

“Donatella Versaçe tregon fytyrën e saj të re”,

Donatella Versace është shfaqur thuajse “e panjohur” në një nga fotot e publikuara nga premiera e “Djalli vesh Prada: The Musical”.

Dizajnerja e famshme u shfaq gjatë fundjavës në këtë event për të nderuar Elton John, i cili shkroi muzikën për muzikalin.

Në fotot e publikuara, Donatella Versace pozon me një fustan mini ngjyrë floriri, me fytyrë të ndryshuar dukshëm.

 

Sigurisht që edhe miqtë e saj online nuk e kanë lënë pa prekur foton në Instagram, ndërsa në Twitter kanë dalë postime të ndryshme që i referohen pamjes së saj.

“Donatella ka një fytyrë të re, kush është kjo?”, shkruante njëri, ndërsa tjetri shtonte: “Nuk mendoj se Donatella ka ndryshuar, thjesht ka përdorur filtra të mira”.

Së fundmi, të tjerë kanë komentuar me humor pamjen e saj, duke shkruar: “Zgjohu, zgjohu! Donatella sapo tregoi fytyrën e saj të re”, “alarmi i rremë, fytyra është e njëjtë, dikush thjesht e lëshoi ​photoshopin”.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128