Tavë dheu me gjizë dhe mish viçI

28 Shtator 2025, 08:38 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Tavë dheu me gjizë dhe mish viçI

Përbërësit:

400 gr mish viçi
400 gr gjizë dele (ose gjizë e thatë)
1 kokërr qepë e madhe
2 thelpinj hudhër
60 gr miell misri
4 lugë gjelle salcë domatesh
4 lgj vaj ulliri
Spec i kuq i bluar
Nenexhik i thatë
Kripë dhe piper i zi
Përgatitja:

Në një tigan të thellë ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën dhe hudhrën në nxehtësi mesatare derisa të zbuten e marrin ngjyrë të artë. Hedhim mishin e viçit, rritim pak nxehtësinë dhe e skuqim derisa të marrë ngjyrë kafe të errët. E kriposim lehtë dhe shtojmë piperin e zi, specin e kuq, nenexhikun dhe salcën e domates. Ulim nxehtësinë dhe e lëmë mishin e grirë të gatuhet bashkë rreth 10 minuta që shijet të lidhen. Ndërkohë përziejmë miellin e misrit me pak ujë të ftohtë për të mos krijuar kokrriza dhe e shtojmë ngadalë, duke e përzier vazhdimisht derisa masa të trashet. Shtojmë gjizën, e përziejmë lehtë që të shpërndahet pa u prishur struktura e saj. E lëmë për 5 minuta derisa të krijohet një krem i trashë e i njëtrajtshëm.
Receta nga Zonja Albana/Report Tv

 

Po ndodh...

ide