Supë peshku

6 Tetor 2022, 07:50 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Supë peshku

Koha e përgatitjes: 40 minuta

Koha e gatimit: 50 minuta

Për 4 persona

Përbërësit

1.2 kg peshk ( karkaleca, skarpi, peshk gjel, levrek, vongole, etj), 500 ml verë e bardhë, ½ limon, 1 kërcell selino, 2 qepë, 1 karrotë, 1 domate, 50 gr gjalpë, 3,5 lugë vaj ulliri, 1 thelpi hudhër, 1 tufë majdanoz, 3 lugë gjelle salcë domateje, kripë dhe piper sipas nevojës.

Përgatitja

1.       Pastroni dhe lani peshkun. Vendoseni në një enë të thellë me 3 litra ujë, verën e bardhë, limon, selino, karrotë, domate dhe një qepë të plotë.

2.       Kur peshku të jetë zierë ( jo fare i butë) kulloni lëngun dhe pastrojeni nga halat.

3.       Në një tigan të thellë shkrini gjalpin me vajin e ullirit dhe skuqini qepën e mbetur të grirë imët.

4.       Shtoni peshkun e pastruar dhe lërini të skuqet që të marrë shije.

5.       Shtoni salcën e domates dhe gatuajeni për 10 minuta të tjera. Hidhini kripë dhe piper.

6.       Në fund shtoni lëngun e kulluar të peshkut dhe lëreni supën në zjarr edhe për 10 minuta të tjera.

7.       Servireni me majdanoz të grirë dhe bukë të thekur.

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128