Supë me kungull vjeshte dhe perime

9 Tetor 2024, 07:09 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Supë me kungull vjeshte dhe perime
Supë me kungull vjeshte dhe perime

Përbërësit:

500 gr kungull i verdhë
1 qepë
1 karrotë
1 spec
1 kokë hudhre
3 domate
2-3 lgj vaj ulliri
100 ml pana
1 lç spec i kuq pluhur
1 lgj margarinë
1 tufë majdanoz
Kripë, piper

Përgatitja:

Të gjitha perimet mbasi i lajmë mirë i vendosim në furrë duke i spërkatur me kripë, piper dhe vaj. I kalojmë më pas në blender, rregullojmë shijen me pana, kripë, piper të zi dhe piper të kuq.

E vendosim supën për pak minuta në zjarr dhe e shërbejmë të ngrohtë, spërkatur me majdanoz.

Po ndodh...