Recetë për krepa me djathë

20 Maj 2024, 07:03 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Recetë për krepa me djathë

Krepat me djathë shërbeni me jogurt, domate të freskëta, proshutë për kafjall apo darkë

Përbërësit:

– 2 vezë;
– kripë;
– 150 g djathë feta;
– 300 ml qumësht;
– 200 g miell;
– 1 gjysmë luge të vogël pluhur për ëmbëlsira;
– gjalpë.


Përgatitja:

Tundni dy vezë, djathin dhe qumështin. Shtoni miellin situr me pluhurin për ëmbëlsira. Bashkoni.

Lyeni me vaj tiganin (pak më shumë se për krepa) dhe me garuzhdë hidheni tretjen.

Piqni 5 minuta në temperaturë mesatare, pastaj me ndihmën e një pjate rrotulloni dhe piqni edhe 2 minuta.

Me këtë tretje do të keni 2 – 3 krepa të trasha./ Alfapress.al

Lyeni me gjalpë krepat e gatuara.

Ju bëfshin mirë.

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128