Qeshqek me pulë

2 Gusht 2024, 07:09 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Qeshqek me pulë
Përbërësit:

2 gota grurë
5 racione mish pule
2 lugë gjelle gjalpë
3 lugë gjelle arra
Kripë, piper
Arrë moskat
Bimë aromatike sipas dëshirës

Përgatitja:

Fillimisht pula zihet plotësisht, pastaj gruri shtypet dhe futet të ziejë derisa të bëhet një qull i trashë. I shtojmë kripë sipas dëshirës, lëng pule, arra të shtypura dhe gjalpë.

Qeshqekun e hedhim në pjatë dhe sipër i vendosim mishin e pulës me pak arrë moskat.

Sipas dëshirës shtojmë pak limon dhe majdanoz apo kopër të freskët.