Presh të mbushur me mish të grirë dhe oriz
Nëse po kërkonit një recetë të veëantë për të përgatitur, preshi i mbushur me oriz dhe mish të grirë është zgjedhja e duhur.
Duke qenë se preshi është një perim i stinës, të gjitha recetet që e kanë si përbërës kryesor janë plot shije dhe vlera ushqimore.
Me mënyrën e thjeshtë që Alfapress.al këtë recetë mund ta përgatisni shumë shpejt dhe ta servirni për të dashurit tuaj.
Përbërësit
1 kg presh
450 ml ujë
2 lugë çaji kripë
60 g oriz
2 qepë mesatare
2 lugë me salcë domatesh
1 tufë me majdanoz (rreth 60g)
250 g mish i grirë
1 lugë çaji me piper të zi
Një lugë gjelle me vaj ulliri
2 lugë gjelle me lëng limoni
1 lugë me miell
Përgatitja
Si fillim pastroni preshin nga rrënjët dhe pjesët e panevojshme të gjelbërta.
Pasi t’i këni shpëlarë me ujë të bollshëm, pritini në pjesë rreth gjashtë centimetra të gjata.
Një tenxhere të mbushur me ujë dhe pak kripë vendoseni në zjarr për të zierë.
Cilindrat e preshit pritini me thikë për së gjati, kështu do të zbuten të gjitha shtresat e tij.
ide
Misioni i Agron Shehajt!
A është i mundur patronazhimi i votës së diasporës?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128