
Patëllxhanë të skarës në vaj e spec djegës

Përbërësit:
2 patëllxhanë të mëdhenj
100 ml vaj për skuqje
1-2 speca djegës të freskët ose të thatë
2 tufa borzilok të freskët
Kripë e piper i zi i porsabluar
Përgatitja:
Qërojmë patëllxhanët, i presim në feta 1 cm dhe i vendosim në skarën e nxehur më parë, në temperaturë të lartë. Pjekim të gjitha fetat duke i shtypur me pirun në mënyrë që sipërfaqja të ngjisë mirë me skarën. Pas afro 30 sekondash, i kthejmë fetat, pasi patëllxhani piqet shpejt dhe nuk duhet të thahet (shpojeni lehtë me majën e thikës: nëse tuli është i butë patëllxhani është bërë).
Heqim fetat nga skara dhe i shtrojmë në një pjatancë. Në një tas bashkojmë vajin me kripën, piperin dhe specin djegës duke i rrahur me pirun. Spërkatim patëllxhanët e pjekur me vajin me spec djegës dhe i shërbejmë të ngrohta duke hedhur borzilok të freskët.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128