
Patëllxhanë me mish të grirë dhe djathë

Patëllxhanë me mish të grirë dhe djathë
Përbërësit:
2 patëllxhanë të mëdhenj
300 gr mish të grirë
1 kokërr qepë
1 domate /salcë domate
1 spec të kuq
50 gr gjalpë
3 lgj vaj ulliri
300 gr djathë pice
Kripë, piper
Përgatitja:
Patëllxhanët i presim përgjysmë, pastrojmë pak nga pjesa e tulit, të cilën e presim në kubikë të vegjël.
I spërkasim patëllxhanët me kripë, piper dhe pak vaj ulliri dhe i pjekim në furrë të parangrohur në 200 gradë.
Ndërkohë në një tigan kaurdisim mishin e grirë me qepën. Më pas shtojmë salcën e domates dhe një spec të kuq në kubikë të vegjël. Rregullojmë shijen me kripë e piper. Tek patëllxhanët e prerë në kubikë shtojmë pak gjalpë dhe djathë të grirë dhe i përziejmë mirë.
Mbushim patëllxhanët me një shtresë me mish të grirë dhe shtresën tjetër me djathë. E vendosim tavën në furrë në 200 gradë për 10 minuta.

Zgjedhjet nuk i fitoi Rama, i humbi Berisha
ide

Prish shtëpi e bëj kasolle…

Berisha fitoi, ne humbëm!

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128