Omletë italiane me makarona
11 Gusht 2024, 08:08 / RECETA ALFA
ALFA PRESS
Përbërësit:
1 qepë e prerë hollë
2 lgj vaj ulliri
120 gr proshutë
6 kokrra vezë
350 gr makarona spirale
3 lugë qumësht
30 gr djathë parmixhano
2 lgj majdanoz
1 lgj borzilok të freskët
60 gr djathë cedar
Kripë, piper
Përgatitja:
Në një tigan hedhim vajin dhe qepën, të cilën e zbusim për 1 minutë dhe e lëmë në një pjatë. Në një tas bashkojmë vezët, qumështin, kripën dhe piperin.
Kullojmë pastat dhe i shtojmë djathin parmixhano dhe erëzat. Furrën e gradojmë në 180°C dhe e parangrohim 15 minuta përpara.
Marrim tavën, e lyejmë, e spërkatim me miell, përziejmë masën dhe e shtrojmë. Sipër hedhim djathin çedar dhe e vendosim të piqet për 30-35 minuta.
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128