Musaka me patate dhe presh

15 Janar 2025, 08:18 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Musaka me patate dhe presh

Përbërësit:

1 kg patate
300 gr presh
2 kokrra qepë
500 gr mish të grirë
70 gr djathë i grirë
500 ml qumësht
2 kokrra vezë
1 lugë supe salcë domate
100 ml vaj
1 lugë supe gjalpë
2 lugë supe miell
Arrë moskat
Kripë dhe piper i zi
Rigon dhe majdanoz

Përgatitja:

Në një tigan hedhim vajin dhe qepën e grirë, të cilën e kaurdisim derisa të zbutet. Shtojmë mishin e grirë, kripën, piperin e zi dhe i përziejmë, derisa të marrin shijen e njëra-tjetrës. Me to kaurdisim edhe salcën e domates. Hedhim pak ujë dhe rigon dhe e lëmë të ziejë për 5 minuta. Shtojmë majdanozin dhe e provojmë për shijen. Pastrojmë e presim patatet në forma rrethore dhe shtrojmë në tavë gjysmat e tyre duke i spërkatur me pak kripë. Mbi to shtrojmë preshin, të prerë në madhësi 2-3 cm (vetëm pjesa e bardhë).

Hedhim kimën, e shpërndajmë mbi gjithë sipërfaqen e tavës, hedhim pak ujë të nxehtë, aq sa të mbulohet vetëm shtresa e patateve. Mbi kimë shtrojmë pjesën tjetër të patateve. I spërkasim me pak kripë dhe lyrë dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturë 250 gradë Celsius për 30 minuta. Ndërkohë përgatim beshamelin. Skuqim miellin me një lugë gjalpë. E tresim në qumështin e ftohtë dhe e vëmë në zjarr, duke e trazuar sa të fillojë të ajkoset. Hedhim kripë, pak piper, arrë moskat dhe vezët e rrahura me pak qumësht.

Beshamelin e shtrojmë në musakanë me patate, e spërkasim të gjithë sipërfaqen me djathin e grirë dhe e vendosim tavën përsëri në furrë edhe 15 minuta të tjera.

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128