Mish viçi në qumësht me presh
2 Nëntor 2024, 09:01 / RECETA ALFA
Përbërësit:
1 kg mish viçi
30 gr gjalpë
5-6 lgj vaj ulliri
3 presh prerë në unaza
500 ml qumësht
Kripë, piper
Përgatitja:
Lidhim mishin me disa rrotullime spango kuzhine dhe i japim shije me kripë e me një bluarje të mirë piperi. Vendosim mishin të skuqet në vaj me gjalpë në një tigan të thellë në zjarr mesatar. Kur mishi të ketë marrë ngjyrë, ulim pak flakën, shtojmë preshin dhe e lëmë edhe për 5 minuta të tjera duke e kthyer shpesh që të mos digjet. Rregullojmë shijen me kripë e piper.
E mbulojmë mishin me qumësht dhe vazhdojmë gatimin edhe për 1 orë, derisa lëngu të ketë shterur. Më pas heqim mishin nga tenxherja, kalojmë salcën në sitë. Mishin e shërbejmë në feta me salcën e preshve, shoqëruar me bizele apo patate sipas dëshirës.
Parlamenti i turpit
Nga Namir Lapardhaja
ide
Nëna ime Militante
Nga Ermal Mulosmani
Saliu godet kundërshtarët për ato që ai ka bërë vetë
Nga Spartak Ngjela
Opozita heshti përsëri me turp për Buxhetin e 2025.
Nga Sidi Hasanaj
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128