Lazanja me petë byreku të thata

16 Tetor 2025, 09:51 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Lazanja me petë byreku të thata

Përbërësit:

Pete byreku të thata
Salcë domatesh e freskët
Mozzarella e prerë në feta
Djathë kaçkavall
Vaj ulliri ekstra i virgjër

Përgatitja:

Lyejmë fundin e një tave me pak salcë domatesh. Vendosim një shtresë me petë të thata, hedhim sipër përsëri salcë domatesh, pak vaj ulliri dhe pak djathë parmixhano të grirë. Vazhdojmë duke përsëritur shtresat derisa të arrijmë lartësinë e dëshiruar. Mbyllim shtresën e fundit me mozzarella dhe pak parmigiano sipër. E vendosim në furrë të parangrohur në 200°C për rreth 5 minuta, vetëm sa të shkrijë mozzarella dhe të marrë ngjyrë të artë.

Receta nga Zonja Albana, emisioni "Rreze Dielli"



 

Po ndodh...

ide