
Krahë pule të pjekura me fara susami

Përbërësit
1 kg krahë pule
2 lugë gjelle vaj luledielli
¾ filxhan me sheqer kaf
1/3 filxhan me lëng lime
1 lugë çaji me spec të kuq pluhur
2 lugë gjelle hudhër e grimcuar
2 lugë gjelle vaj susami
2 lugë gjelle gjalpë të ftohtë, pa kripë
1 lugë gjelle me fara susami.
Udhëzimet
Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.
Merrni një tavë dhe vendosni në të një letër kuzhine.
Lani dhe thani më pas krahët e pulës.
I kaloni në një enë dhe i shtoni sipër vajin, kripën dhe ½ e specit të kuq pluhur.
I përzieni mirë.
I fusni në furrë të piqen derisa të bëhen disi krokante për 30-35 minuta.
Ndërkohë që ato piqen, ju përgatisni salcën.
Një tas të vogël përzieni sheqerin kaf, lëngun e limës, specin e kuq pluhur që mbeti dhe hudhrat.
Masën e vendosni në zjarr mesatar dhe e përzieni vazhdimisht për gati 15 minuta.
Në fund e hiqni nga zjarri, i shtoni menjëherë vajin e susamit dhe gjalpin. I përzieni mirë me lugë.
I nxirrni krahët nga furra dhe i vendosni në një tas të madh.
I shtoni sipër salcën që përgatitët dhe farat e susamit. I përzieni mirë.
Shërbejeni menjëherë!
-
Horoskopi për ditën e sotme, 8 korrik 2024
8 Korrik, 08:04

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128