Fasule me pastërma
Përbërësit:
500 gr fasule të bardha
200 gr pastërma
1 qepë e madhe
2-3 thelpinj hudhër
2 domate / 2 lgj salcë domate
1 spec i kuq ose jeshil
2-3 gjethe dafine
2-3 lgj vaj ulliri
Kripë, piper
Spec djegës
Majdanoz për servirje
Përgatitja:
Vendosim fasulet në ujë të ftohtë dhe i lëmë për disa orë ose gjithë natën për zbutje. Më pas fasulet i vendosim në një tenxhere të madhe me ujë të freskët dhe i lëmë të ziejnë për rreth 40-50 minuta që të mos shpërbëhen. Në një tigan të thellë, ngrohim pak vaj ulliri dhe skuqim qepën dhe hudhrën derisa të zbuten. Shtojmë specin dhe pastërmanë, vijojmë me kaurdisjen derisa pastërmaja të marrë pak ngjyrë.
Më pas shtojmë domatet e grira ose salcën e domates dhe e lëmë derisa të trashet salca. Hedhim fasulet e ziera në tiganin me pastërma dhe salcë. Shtojmë gjethet e dafinës, kripën, piperin dhe specin djegës dhe e lëmë gatimin të ziejë në zjarr të ulët për 20-30 minuta që shijet të miksohen mirë.
ide
Misioni i Agron Shehajt!
A është i mundur patronazhimi i votës së diasporës?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128