
Byrek me qumësht dhe gjizë

Përbërësit:
500 gr peta të gatshme
200 ml qumësht
100 ml vaj
100 ml ujë
1 vezë
300 gr gjizë
1 lugë kafeje kripë
1 lugë gjelle gjalpë
Përgatitja:
Në një tas hedhim qumështin, vajin, ujin, vezën, kripën dhe gjizën dhe i përziejmë mirë. Lyejmë një tepsi me vaj duke kaluar dhe qoshet me një furçë dhe vendosim një letër pjekje. Mbi letrën e pjekjes vendosim copëza gjalpë duke i shpërndarë mirë në të gjithë sipërfaqen e tavës. Tre petët e para i vendosim në drejtim të kundërt nga njëra tjetra duke lënë gjysmat e tyre jashtë tavës. Hedhim me garuzhde pak nga masa e trazuar me qumësht, gjizë dhe vezë.
Më pas vendosim petët dy e nga dy të rrudhosura duke i spërkatur mirë me qumështin me vezë. Kthejmë pjesët anësore brenda në tavë dhe pjesën e mbetur të qumështit me vezë e hedhim mbi byrek. E vendosim byrekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 25 minuta. Pas këtij minutazhi e nxjerrim byrekun nga furra dhe e kthejmë në një tepsi tjetër dhe e vendosim në furrë të piqet dhe nga ana tjetër për rreth 10 minuta.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128