Burani me spinaq, karotë e pançetë

10 Dhjetor 2024, 07:50 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Burani me spinaq, karotë e pançetë

Përbërësit:
1-2 kokrra qepë
2 thelpinj hudhër
1 karotë
2 lgj oriz
200 gr pançetë
800 gr spinaq
Vaj ulliri
Kripë, piper, arrë moskat
Bimë aromatike

Përgatitja:

Fillimisht në një tenxhere kaurdisim pançetën, e largojmë dhe në yndyrën që kanë lëshuar shtojmë pak vaj ulliri dhe kaurdisim qepën të grirë hollë së bashku me hudhrat. Më pas shtojmë karotën e grirë në rende dhe orizin, e përziejmë së bashku me qepën për 2-3 minuta.

Shtojmë spinaqin të pastruar e të prerë trashë dhe bimë aromatike nëse dëshirojmë. Pasi spinaqi ka ulur vëllimin rregullojmë shijen me kripë e piper dhe e lëmë të gatuhet në temperaturë mesatare. Në minutat e fundit të gatimit shtojmë dhe pançetën dhe e servirim buraninë duke e shoqëruar me pak kos ose me feta limoni. 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128