Burani me spinaq, karotë e pançetë
7 Dhjetor 2024, 08:20 / RECETA ALFA

Përbërësit:
1-2 kokrra qepë
2 thelpinj hudhër
1 karotë
2 lgj oriz
200 gr pançetë
800 gr spinaq
Vaj ulliri
Kripë, piper, arrë moskat
Bimë aromatike
Përgatitja:
Fillimisht në një tenxhere kaurdisim pançetën, e largojmë dhe në yndyrën që kanë lëshuar shtojmë pak vaj ulliri dhe kaurdisim qepën të grirë hollë së bashku me hudhrat.
Më pas shtojmë karotën e grirë në rende dhe orizin, e përziejmë së bashku me qepën për 2-3 minuta.
Shtojmë spinaqin të pastruar e të prerë trashë dhe bimë aromatike nëse dëshirojmë. Pasi spinaqi ka ulur vëllimin rregullojmë shijen me kripë e piper dhe e lëmë të gatuhet në temperaturë mesatare.
Në minutat e fundit të gatimit shtojmë dhe pançetën dhe e servirim buraninë duke e shoqëruar me pak kos ose me feta limoni.
Po ndodh...
ide
Ti nuk lexon
Nga Edison Ypi
Po në Rinas, ku ishte policia, znj. Koçiu?!
Nga Ermal Peçi
“La vita e Bela” për mediat e Tiranës
Nga Andi Bushati
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
