Burani me spinaq dhe beshamel

Përbërësit:
4-5 kokrra vezë
500 gr spinaq
400 gr beshamel
1 thelpi hudhër
1 lugë uthull vere e bardhë
60 gr djathë parmixhan
4 lgj vaj ulliri
Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht nxehim furrën në 200 gradë Celsius. Ndërkohë ziejmë spinaqin në pak ujë të vluar me kripë. E kullojmë dhe e shtrydhim nga uji i tepërt. Më pas e kaurdisim spinaqin dhe hudhrën në një tenxhere të madhe me 4 lugë vaj, në zjarr mesatar për 2-3 minuta.
I hedhim spinaqit kripë dhe e hapim në një tavë furre të madhe. Vlojmë ujë me kripë në një tenxhere plot, shtojmë uthullën, thyejmë një vezë në një pjatë dhe e hedhim në ujë ngadalë. E përsëritim veprimin me vezët e tjera dhe i lëmë në zjarr 5 minuta.
I kullojmë më pas me një lugë me vrimë dhe i vendosim në tavë mbi spinaqin. E mbulojmë sipërfaqen me beshamel dhe djathë të grirë parmixhan. E lëmë tavën në furrë 5 minuta, derisa të prarohet lehtë dhe e shërbejmë të ngrohtë.
Po ndodh...
ide
Një sistem pa opozitë, Shqipëria në krizën më të thellë të 35 viteve
Pse ka marrë “zemër” krimi?
Ti nuk lexon
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
