
Bollgur me perime

14 Korrik 2024, 08:08 / RECETA ALFA
Përbërësit:
1 kokërr qepë
2 lgj vaj ulliri
1 spec jeshil
1 spec i kuq
1 thelpi hudhër
1 domate
1 lgj salcë domate
100 gr bollgur
160 ml ujë
Gjalpë
Kripë, piper
Majdanoz për servirje
Përgatitja:
Fillimisht kaurdisim qepën e grirë imët në një tigan me vaj ulliri. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë specin, hudhrën dhe më pas domatet e prera në kubik të vegjël. Rregullojmë shijen me kripë e piper.
Pasi perimet të kenë marrë një kaurdisje të lehtë hedhim salcën dhe gjalpin, shtojmë bollgurin dhe ujin e nxehtë. Ulim nxehtësinë e sobës, e trazojmë gatimin herë pas here dhe e lëmë sa të përthithet uji. E servirim menjëherë të ngrohtë spërkatur me majdanoz të freskët.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128