Zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit, Celibashi zbulon se sa do të kushtojë procesi

8 Tetor 2025, 00:05 / POLITIKË ALFA PRESS

Zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit, Celibashi zbulon se

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, ka zbuluar se sa do të kushtojnë zgjedhjet e pjesshme lokalë në 6 bashki të vendit.

Celibashi ka deklaruar se procesi zgjedhor për 6 bashkitë do të kushtojë rreth 3.6 milionë euro.

Sipas tij, këto fonde janë të siguruara tashmë falë kursimeve të realizuara gjatë organizimit të zgjedhjeve të 11 majit.

Celibashi: Qe nga 2020, që kur unë jam në krye të KQZ, kërkesat tona ndaj Kuvendit apo qeverisë për financim të këtij institucioni apo proceseve zgjedhore, janë pranuar thuajse 100%. Nuk ka pasur diskutime, pak a shumë. Këto zgjedhje shkojnë tek rreth 3.6 milionë euro sipas kalkulimeve të fundit.

Këtë shumë e disponojmë për shkak të kursimeve nga shpenzimet buxhetore për zgjedhjet e 11 majit, pjesa më e madhe lidhur me kursimet nga procesi i votimit nga jashtë, nga kontrata më DHL-në.

 

Po ndodh...

ide