Zgjedhjet e 9 nëntorit më të ulëtat për pjesëmarrjen/ Rama: Asnjë shqetësim, PD ‘iku me vrap’ nga fushata

13 Nëntor 2025, 21:02 / POLITIKË ALFA PRESS

Zgjedhjet e 9 nëntorit më të ulëtat për

Pas mbledhjes së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Italisë, kryeministri Rama i ftuar në ‘Real Story’ komentoi zgjedhjet e mbajtura në 9 nëntor, ku 5 bashkitë pa kryetar ‘u ngjyrosën’ bindshëm rozë.

Rama tha se pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte e lartë dhe se nuk ka asnjë shqetësim lidhur me zgjedhjet. Rama komentoi gjendjen e PD ku tha se iku me vrap nga fusha dhe la disa kandidatë të pavarur dhe madje aktorë, ku votuesit konfirmuan kandidatët socialistë ‘normal’.

Sokol Balla: Sapo keni rifituar në fakt pesë bashki të tjera në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, dy pyetje kam në lidhje me këtë, a ju shqetëson pjesëmarrja e ulët në këto zgjedhje, si një njeri politikë flas, jo si një njeri elektoral ju jeni në rregull pasi mazhorancën nuk e dëmton pjesëmarrja?

Edi Rama: Për mua personalisht pjesëmarrja ishte shumë e lartë në raport me atmosferën dhe në raport dhe me një ditë të mbingarkuar me shi, pra atmosfera e përgjithshme ishte atmosfera e një palë zgjedhje ku nuk kishte garë dhe është njësoj si të thuash pse nuk u mbush stadiumi kur nuk ka ndeshje, për çfarë do të shkojnë njerëzit në stadium kur nuk ka ndeshje po kur eshte nje stërvitje, faktikisht këto zgjedhje ishin një stërvitje, madje ishin një ku u stërvitën skuadrat edhe pa praninë e trajnerit edhe të ekipit teknik, pra lojtaret hyne u stërvitën vetë, luajtën vetë, fituan vetë sepse nuk kishin përballë askënd. Tani për çfarë duhet të marrin pjesë njerëzit në këto zgjedhje masivisht dhe si mund të mbushet stadium. Unë e konsideroj, jo e konsideroj por e them që për mua morën pjesë shumë, për shembull në Berat ishin 11 mijë e ca votues ndërkohë që në 11 maj në bashkinë e Beratit ishin nja 13 mijë.

Sokol Balla: Në Vlorë as 20 mijë ama.

Edi Rama: Po Vlora e ka karakteristike që e ka pjesëmarrjen më të ulët se vendet e tjera sepse Vlora o Barcelonën o s’ka, kështu që përtej shakasë nuk kam asnjë shqetësim në lidhje me këtë sepse ishin zgjedhje ku unë nuk kam marrë pjesë në asnjë takim zgjedhor, unë personalisht dhe tek asnjë tjeter, thjesht kanë bërë kandidatët punën e tyre dhe pse nuk kishin kundërshtarë, me kë? Partia Demokratike iku me vrap nga fusha dhe la ca kandidatë gjoja të pavarur mori dhe aktorë bile që luanin rolin e kandidateve te pavarur dhe çfarë do të bënin njerëzit në atë teatër që u zhvillua kështu që konfirmuan kandindatët tanë, normal. 

Po ndodh...

ide