"Ti je tifoz i Ramës, e ke bërë telef duke i shpërndarë postimet..."/ Abilekaj debaton me kandidatin e ri të pavarur

Një kandidat i ri i pavarur për Tiranën është shfaqur në horizont. Bëhet fjalë për sipërmarrësin, Dritan Gremi.
Gremi ka debatuar me analistin Enton Abilekaj në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, pasi Abilekaj i vuri në dukje se ka shpërndarë postimet e Edi Ramës.
Enton Abilekaj: Ti ke bërë share (shpërndarë), Ramën e ke bërë telef...
Dritan Gremi: Po më futët në këtë retorikë, nuk futem kurrë. Unë merrem vetem më programin. Ramën e njoh, nuk kam turp. Unë kam bërë share projektet e Ramës për Evropën.
Enton Abilekaj: Takimin e Ramës në Itali për fushatën elektorale.
Dritan Gremi: Çfarë problemi ka këtu? Nuk më fut dot në këtë debat.
Enton Abilekaj: Ti tregon tifozëri për Ramën.
Dritan Gremi: Nuk jam tifoz i askujt. Shoh vetëm gjërat e mia, nuk merrem kurrë me këtë retorikën boshe që bëhet nëpër studio. Nëse ka një arsye madhorë që ky qytet është në këto kushte, janë konotacionet politike që i jepni çdo gjëje.
Enton Abilekaj: Mund të dalin patronazhistët të kandidojnë dhe mos ta themi ne?
Dritan Gremi: Fiton Rama se ju vetëm atë përmendni.
Enton Abilekaj: Ju bëni share Ramën.
Dritan Gremi: E kam bërë dhe nuk kam turp. Unë jam president i punës time, nuk kam marrë kurrë tendera.
Enton Abilekaj: Rama ndihmon me 100 mënyra.
Dritan Gremi: Me çfarë? Unë e kam filluar biznesin me 5 mijë euro dhe nuk i kam shtrirë dorën askujt. Nuk jam me askënd, nuk kam nevojë. Për parkingjet do flasim?
Ylli Rakipi: Jo për parkingjet, por fol për kullat ti. Pyetën edhe kandidatin e pavarur, edhe ai foli për parkingjet.
Dritan Gremi: Për kullat hajde flasim. Ju them opinionin tim. Për mendimin tim kullat nuk janë vlerë e shtuar për Tiranën, çdo turisti i huaj, askush nuk ikën duke thënë sa të bukura kullat.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


