Spahiu për emigrantët: Vota me postë, jo e fshehtë / 80% votojnë qeverinë, 20% partitë e reja

20 Shtator 2024, 19:55 / POLITIKË ALFA PRESS

Spahiu për emigrantët: Vota me postë, jo e fshehtë / 80%

Juristi Kreshnik Spahiu është i mendimit se vota e emigrantëve nuk do të vihet në zbatim as në këto zgjedhje. Por sipas tij, nëse implementohet 80% të votave do të shkojnë për mazhorancën.

"Fieri ka një elektorat kompakt, në të dy krahët. Është një pjesë e elektoratit të djathtë që nuk lëviz, janë stoik, janë pjesë në ditë të vështira, që kanë votuar edhe në 97. Nuk e tradhtojnë elektoratin e PD.

Do varen shumë faktorë të tjerë. Realisht, socialistët kanë infrastrukturën me patronazhistët shtëpi më shtëpi se kush është votues i lëkundur. Puna është kush merr elektoratin gri apo votën e emigrantëve.

Qarku Fier ka shumë elektorat në emigracion. Do ketë një autogol në fund, do deklarohet që KQZ nuk përgatiti infrastrukturën dhe nuk do ketë votë të emigrantëve. Edhe këtu opozita nuk është e përgatitur.

Nuk e ka shumë të qartë, vota e diasporës me postë maminupl0ohet më thjesht se qytetarët që do votojnë në Fier. Kosova, u kontestua vota e diasporës.

Në Gjermani, Belgjikë, sipërmarrësi që kishte një firmë thërriste 300 punonjësit nga Kosova iu merrte kartat e identitetit.

Ai që ka më shumë pushtet ekonomik dhe politik do manipulojë votën e diasporës. 80% elektoratit votojnë qeverinë dhe 20% ndahet mes opozitës. Ka infrastrukturë të mbërrijë tek emigrantët.

Parashikoj një % të vogël dhe aty do jenë jo për shkak të indiferencës por influencës së fortë ekonomike, mediatike. Po i funksionoi që emigrantët votojnë mazhorancën do e lejojnë. Por opozita është e papërgatitur.

Sigurisht shqiptarët janë larguar për shkak të këtij pushteti. Por kjo nuk do thotë që janë larguar prej të majtës dhe do shkojnë në postë për të votuar kundër pushtetit."