“Është pronë private”/ Rama flet për “Al Jazeera”: Qeveria nuk po shet tokë publike, investimi në Zvërnec bekim për vendin

Kryeministri Edi Rama deklaroi se investimi në Zvërnec është një bekim për vendin pasi sjell një investim prej 4 miliardë dollarësh në ekonomi.
Në një intervistë për “Al Jazeera”, Rama foli për investimin në Zvërnec ndërsa theksoi se “asnjëherë nuk ka qenë në diskutim nëse ky projekt do të realizohet apo jo”.
Rama nënvizoi se ky projekt është një mundësi e madhe investimi, ndërsa hedh poshtë pretendimet se qeveria po shet tokë publike.
“Ky është një bekim për vendin. Një investim prej 4 miliardë eurosh në një vend me një prodhim të brendshëm bruto prej rreth 27 miliardë eurosh flet vetë”, u shpreh Rama.
Kryeministri sqaroi se investimi do të realizohet në tokë private dhe jo në tokë publike dhe gjithçka është një shprehje interesi e bazuar në një marrëveshje private mes palëve private, në të cilën qeveria shqiptare nuk ka asnjë rol.
“Sa i përket projektit që ka shkaktuar gjithë këtë reagim dhe polemikë në mbarë botën, bëhet fjalë për pronë private. Nuk bëhet fjalë për tokë publike që qeveria shqiptare po e jep duke e shitur vendin.
Është pronë private. Është një shprehje interesi e bazuar në një marrëveshje private mes palëve private, në të cilën qeveria shqiptare nuk ka asnjë rol”, u shpreh Rama për “Al Jazeera”.
Po ndodh...
Protesta nuk është vetëm e "protestës"
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
