“Është bërë radha stol kush t’i zërë vendin Doktorit”, Kryemadhi vë gishtin në plagën e opozitës: Pse nuk më ftojnë në PD?

17 Nëntor 2025, 23:51 / POLITIKË ALFA PRESS

“Është bërë radha stol kush t’i zërë

Ish-kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, u shpreh e pakënaqur nga opozita e drejtuar nga PD-ja që nuk e fton atë dhe gratë e tjera. Ajo shfajësoi Berishën për situatën, duke shënjestruar bashkëpunëtorët që duan t'i zënë vendin. 

“Ata të PD-së janë korrekt me veten e tyre, por çfarë produktiviteti kanë? Sa shpresë ju jep njerëzve? Pse nuk hyri në zgjedhjet e pjesshme? Për mua u tregua e zgjuar, doni partitë e reja, ja votojeni dhe nuk shkuan shqiptarët.

Shqiptarët nuk protestojnë, marrin plaçkat dhe ikin. Kanë ngelur vetëm pensionistët. Janë mbi 5 mijë ish-anëtarë të Lëvizjes Rinore për Integrim në Amerikë, janë në Angli, kanë ikur nga Anglia në Spanjë. 

Shqiptarët, edhe kanë ikur, por edhe nuk besojnë. Çfarë të bëri Monika që e përjashtove nga partia? Po ti PD pse nuk e thërret Monika Kryemadhin, apo të gjitha gratë e PD e të PS? Nuk ta ka fajin Doktori, por të gjithë mendojnë si t’i zënë vendin Doktorit. Është bërë radha stol kush t’i zërë vendin. Deputetët e PD-së më mirë duan një PD në opozitë që e kontrollojnë se sa një PD në pushtet ku do të ndajnë pushtet.

Ndoshta edhe Doktori nuk do të bëjë gabimet e mia dhe të Metës që u izoluam në parti, duke menduar vetëm se si duhet të bëhej deputet.

Doktori tani është djegur nga qulli dhe i fryn kosit. Se u dogj nga Lul Basha”- tha Kryemadhi.

 

Po ndodh...

ide