Shqipëria merr progres-raportin e KE, Gonzato: Zgjedhjet e 11 majit kishin abuzime që çuan në pabarazi! Kemi hyrë në fazë përfundimtare

5 Nëntor 2025, 11:30 / POLITIKË ALFA PRESS

Shqipëria merr progres-raportin e KE, Gonzato: Zgjedhjet e 11 majit kishin

Kryeministri Edi Rama dhe Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato kanë mbajtur një konfererncë të përbashkët për shtyp.

Gonzato foli mbi raportin për Zgjerimin në BE për Shqipërinë, ku u shpreh se vendi ynë ka progres të dukshëm.

Sa i përket zgjedhjeve të 11 majit, ai u shpreh se raporti bazohet në atë të OSBE/ODIHR, me zgjedhjet që ishin konkurruese, por që kishte abuzime me burimet publike, të cilat çuan në mungesë të pabarazisë.

Gjetjet e këtij raporti nuk janë surprizë. Më lejoni të them që në përgjithësi, raporti për Shqipërinë është pozitiv. Raporti vlerësonte nivelin e lartë të dëshirës për të ecur përpara në negociata. Vërehen fakte që Shqipëria vazhdon të jetë në përputhje të plotë me politikën e jashtme. Në lidhje me kriteret politike, raportoi vlerëson që institucionet politike janë sfiduar.

Sa i përket zgjedhjeve raporti thotë se zgjedhjet ishin konkurruese, por që u abuzuan nga burimet publike që çuan në mungesën e pabarazisë në garë. Më lejoni të përshëndes krijimin për reformën zgjedhore. Krijimi i këtij komisioni do të çojë në një reformë të re zgjedhore. Rezultate pozitive janë arritur në reformën në drejtësi”, tha Gonzato.



Po ndodh...

ide