Shifra&Fakte/ Deklarata e Ramës se Flamingot erdhën në Nartë vetëm pas vitit 2013, mashtrim i madh

Kryeministri Edi Rama, u mburr para gazetarëve të huaj, se Flamingo u kthyen në Luginën e Nartës, vetëm pasi ai erdhi në pushtet në vitin 2013. Alfapress.al ka konsultuar të dhëna dhe fakte zyrtre dhe rezulton që Edi Rama ka marë guximin që ti mashtrojë live gazetarë e medieve të mëdha ndërkombëtare, i ka mashtruar. Sipas të dhënave të Albanian Ornithological Society, në janar 2013, kur qeveria aktuale kishte vetëm pak muaj në pushtet, në kompleksin Vjosë–Nartë u numëruan 20,396 shpendë uji, mes tyre 1,322 Flamingo.
Madje, gjatë periudhës 2014–2026, numri total i shpendëve në Vjosë–Nartë nuk arriti më nivelin e vitit 2013. Ndërsa flamingot nuk “u sollën” nga askush. Ato ishin të pranishme në zonë shumë përpara vitit 2013 dhe po rriteshin që prej vitit 2011.
E vërteta është e thjeshtë: As kjo qeveri dhe as qeveritë e mëparshme nuk i sollën Flamingot në Nartë. Flamingot vijnë, sepse Narta është habitat natyror i tyre.
Detyra e qeverive nuk është të marrin meritën për ardhjen e shpendëve, por të mbrojnë lagunat, habitatet dhe biodiversitetin e tyre.
Natyra nuk është propagandë. Faktet janë fakte./Alfapress.al
Po ndodh...
ide
Protesta kundër një elite pa moral
Protestat nuk prodhojnë liderë
Zombit përballë Gen Z!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128