Rrezikoi jetën e pushuesve dhe u gjobit me 5 milionë lekë, ministri Lamallari reagon ashpër ndaj drejtuesit të skafit: Provoje ta bësh edhe njëherë o "trim"

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pasi Policia ka gjobitur këtë të diel me 5 milionë lekë të vjetra drejtuesin e një mjeti lundrues, i cili rrezikoi jetën e pushuesve në Dhërmi.
Në një postim në Facebook, Lamallari është treguar i ashpër me drejtuesin e mjetit lundrues, teksa shkruan se për “trimat” si ai në Dhërmi, që sfidojnë perimetrin e sigurisë në plazhe dhe rrezikojnë jetën e pushuesve, nuk do të ketë asnjë tolerim.
Po ashtu, ministri thekson se Policia Detare do të jetë çdo ditë në monitorim të vijës bregdetare, nga Velipoja në Ksamil, për të garantuar sigurinë e pushuesve dhe qetësinë në plazhet tona.
“Për ‘trimat’ si ky në Dhërmi, që sfidojnë perimetrin e sigurisë në plazhe dhe rrezikojnë jetën e pushuesve, nuk do të ketë asnjë tolerim. Ta gëzosh gjobën 5 milionë lekë të vjetra dhe provoje përsëri të bësh aventura të tilla. Njësia e Posaçme Detare e Policisë së Shtetit do të jetë çdo ditë në monitorim të vijës bregdetare, nga Velipoja në Ksamil, për të garantuar sigurinë e pushuesve dhe qetësinë në plazhet tona”, shkruan Lamallari.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128