Rama nuk guxon t’i përmendë as emrin ish-agjentit të FBI: S’kam lidhje me akuzat ndaj tij, Agron Nezën ma prezantoi ai

2 Shkurt 2023, 21:31 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama nuk guxon t’i përmendë as emrin ish-agjentit të FBI:

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të flasë në media për aferën e me ish-agjentin e FBI. Edhe pse opozita e kërkoi sot të jepte sqarime në Kuvend, ai ka dalë në media ku ka tentuar të justifikojë skandalin.

Rama është shprehur se me të nuk ka folur për biznes. Sipas tij, takimi i parë ka pasur në fokus ndikimin rus. Ajo që ra në sy është se Rama gjatë gjithë intervistës nuk guxoi kurrë të përmendte emrin e zyrtarit të FBI.

Më tej kryeministri ka vijuar të këmbëngulë se nuk ka hetime në SHBA kundër tij. Ai u pyet dhe për njohje me Agron Nezën e Dorian Duçkën. Neza është ai që dha 225 mijë dollarët dhe Rama shprehet se nuk e njihte deri në momentin e takimit me zyrtarin e FBI.

“Rasti ka të bëjë se si ai, pra për rastin në fjalë se ajo çështja tjetër s’ka lidhje me Shqipërinë. Në rastin konkret ka të bëjë si ka zbatuar ai rregullat dhe kodet etike të FBI dhe ligjet e SHBA, jo si i kam zbatuar unë.  Ai ka ardhur sëbashku me një qytetar shqiptaro-amerikan, të cilin ma ka prezantuar si mikun e tij. Dhe unë i kam thënë bujrum. Nuk është folur kurrë në takime për asnjë lloj biznesi”, tha Rama.

Sa i takon parave ai është justifikuar se paratë që përmenden janë një borxh mes Agorn Nezës dhe McGongial.

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128