Rama bisedë telefonike me Erdogan, diskutime për marrëdhëniet mes vendeve

8 Gusht 2024, 22:48 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama bisedë telefonike me Erdogan, diskutime për
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Turqisë Rexhep Tajip Erdogan mbrëmjen e sotme teksa raportohet se të dy kanë diskutuar për një sërë temash.

Mësohet se gjatë telefonatës u trajtuan jo vetëm marrëdhëniet Turqi-Shqipëri, por edhe çështjet rajonale dhe globale.

Sipas asaj që njoftohet nga Zyra e Komunikimit të Presidencës së Turqisë, Erdogan ka vënë në dukje se kontaktet tregtare, ekonomike dhe ushtarake dhe bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes do të forcohen më tej me hapa të rinj që do të ndërmerren.

Erdogan është ndalur edhe te rëndësia e përpjekjeve të organizatës FETO për të fituar terren në Shqipëri.

Ai ka shprehur besimin e tij gjatë telefonatës me Ramën se do të vazhdojnë përpjekjet që organizata e FETO-s brenda institucioneve arsimore, mjekësore dhe fetare në Shqipëri të përfundojë.