Rakipi batuta me Salianjin: Navalnyn e futi në burg Putini dhe vdiq, ty të futi Rama dhe dole me flokë të rregulluara...

Ervin Salianji ishte i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku u fol për nisjen e protestave nga opozita. Në studio pati edhe momente ilariteti.
Ylli Rakipi: Më shkruan njëri, ti i thua që Navalnin që futi në burg Putini dhe vdiq, kurse këtë e futi Rama në burg dhe doli rehat-rehat, thonë për ty...
Ervin Salianji: Dola rehat, rehat?
Ylli Rakipi: Thonin edhe më keq, dole i rregulluar...
Ervin Salianji: Do ta them, do ta them, se disa shokë të tutë e thonë dhe mirë bëjnë që çojnë mesazh që t’u përgjigjem.
Ylli Rakipi: Përgjigju, përgjigju, se doli sikur kishe rregulluar flokët.
Ervin Salianji: Injoranca.. duhet lexuar pak që del me leje kur je i dënuar.
Ylli Rakipi: Nuk ka dyshim që janë këta që nuk të duan ty.
Ervin Salianji: Këta duan që të rrënohem. Thonë si mbeti gjallë ky, s’e vramë ne këtë. I hoqëm mandatin, e penguam që të kandidojë në zgjedhje, e futëm në burg dhe tani hajde ta relativizojmë. Nuk ka problem këtu se unë denocoj dikë, vëllai i tij ka gjashtë vite që ka një komision dhe e di që nuk e heton SPAK-u. Fatmir Xhafës i kam çuar denoncim ditën që kam shkuar në burg. E dini që nuk kanë guxim ta hetojnë?
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

