Radikalizimi/ Belind Këlliçi: Mund edhe ti vëmë flakën këtij parlamenti!

26 Shkurt 2024, 22:42 / POLITIKË ALFA PRESS

Radikalizimi/ Belind Këlliçi: Mund edhe ti vëmë
Vënia e flakës së parlamentit, ngujimi në sallën e Kuvendit, greva e urisë! Këto janë disa nga skenarët që rithemelimi po diskuton. Ajo që është e sigurt deri më tani është se rithemelimi do të radikalizojë aksionin e saj. 

Nga ana tjetër, i ftuar në Ditarin e Pasdites në A2 CNN me gazetaren Bruna Çifligu, Këlliçi u ndal të fliste edhe për Amnistinë Penale apo edhe Reformën Zgjedhore që sërish janë kthyer në një “mollë sherri”, me nazhorancën, por edhe palën tjetër të Partisë Demokratike.

Belind Këlliç në A2 CNN ka deklaruar se rithemelimi ka plan për radikalizimin e aksionit opozitar. Ai ka treguar edhe disa nga skenaret që po diskutohen.

Me bllokim është arritur diçka, nuk ma më qytetar që parlamenti është në një ngërç dhe që sot PS të cakton në opozitë dhe kë ke kryetar të PD. Nëse ne tërhiqemi, ose do thotë se deri tani kemi bërë propagandë, ose nuk do të na lejohet që të bëjmë punën. Po diskutohet ideja e radikalizimit të aksionit opozitar, po diskutohet ideja e një ngujimi, e një proteste më të fortë. Mund t’i vihet edhe zjarri parlamentit, ka ndodhur kudo në botë, ka forma të ndryshme të mosbindjes civile për të ndërgjegjësuar qytetarët dhe ndërkombëtarët”, u shpreh Këlliçi.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128