“Qesharakë s’do të bëhemi ne”/ Berishës: Do të organizohen protesta të fuqishme, tani fillon historia e dimrit për Edi Ramën
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar se do të organizohen protesta të fuqishme kundër Edi Ramës, teksa e quajti kryeministrin “hajdutin kryesor”.
“Se qesharakë nuk do të bëhemi ne”, shtoi Berisha, duke shtuar se protestat ndaj Ramës nuk do të ndalen, sipas tij, derisa shqiptarët t’i japin vendin që meriton.
Kryedemokrati theksoi se do të fillojë historia e dimrit të fortë për kryeministrin Edi Rama.
Sali Berisha: Ju garantoj se protesta shumë të fuqishme do organizohen, por protestat do të organizohen për hajdutin kryesor, numër një të kombit të të gjitha kohërave. Se tani qesharakë nuk bëhemi ne. Të themi se tunelin 50 milionë e kemi prej kësaj.
Ja ku është autori. Kështu që ne do organizojmë protesta dhe shumë të fuqishme dhe hajdutit më të madh të shqiptarve, qytetarët nuk do i ndahen kurrë gjersa t’i japin vendin që meriton.
Nuk ka njeri të drejtë dhe të ndershëm që të mohojë se kjo aferë është e përbashkët, ku aksionet kryesore i ka kreu….
…Inceneratorin e ka bërë Edi Rama, por siç e di ti, për inceneratorin ka vetëm dy drejtorë bashkie të burgosur dhe asnjë zyrtar tjetër. Dhe të akuzuar ka Arben Ahmetajn për pllakat e banjos të ish-bashkëshortes së tij.
Skapi nuk guxon të merret me inceneratorin e Tiranës si akt madhor koruptiv sepse ishte direkt Edi Rama. Kurse këtu e hapi sepse këtu faktet ishin përvëluese. Palloshi i Gjatë, aty ishin gjithçka në SMS, në konto, ishte çdo gjë. Dhe prokurori mori kurajën të godasë Lubinë.
Mirë, për çdo shqiptar është ai përgjegjësikryesor dhe shqiptarët do godasin atë. Nuk e lehtësojmë ne atë. Le ta thotë kushdo. Dhe kur të bëjmë protesta për inceneratorin, do bëjmë për Edi Ramën. Pra, fillon historia e dimrit me Edi Ramën. Do ketë një dimër të fortë dhe ne do ia bëjmë edhe më të fortë..
…Sepse do bëjmë kundër atij që është më i madh se kjo… Mirë, dakord, ajo qëndron që ka pasur një shtyrje të tyre, por do fillojnë. Të garantoj që do fillojnë shumë shpejt. Duhet ta vlerësoni siç ua them. U bënë protestat kundër Erion Veliajt, kjo çonte njerëzit nga zyrat e veta për të na i përlyer protestat. Në qoftë se shkonim ne në protestë aty, Elisa nxjerr gjysmën e Ministrisë së Jashtme.
Jo, nuk na duhet ne kjo. Nuk do nxjerrë kush gështenjat me duart tona. Ne do e kapim djallin për brirësh dhe ai është i pari, Edi Rama. Çdo nanogram energji që do shpenzojmë, do godasim atë. Tani jemi të qartë. Ja, ai që do të thotë se është kjo përgjegjësja kryesore, mashtron veten. Tani rruga është e shtruar. Dera është e hapur. Do i kërkohet dorëheqja këtij, por ky dorëheqje nuk jep kurrë se ky i di krimet që ka kryer. Dy njerëz nuk japin dorëheqje, ky dhe Altin Dumani. Po atij i përfundon afati. Se ai u shndërrua në vepër të vebër të këtij kundër pluralizmit dhe votës së shqiptarëve.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
